Gazeta "Fterra jonë"
Nr. 81 mars 2013
NË KËTË NUMER DO TË LEXONI:

Atje Ku mblidhen fteriotët
faqe 1,2,3 nga Agron Xhama


Një nga karakteristikat e veçanta të fteriotëve ka qenë dhe është se ata gjithmonë, në të gjithë kohërat, kanë pasur vendet e tyre të takimit ku mblidheshin, kuvendonin, qanin hallet e kohës, e sipas rastit, me mirëkuptim midis tyre, binin në një mendje. Në Fterrë, me sa kujtojmë dhe na kanë thënë edhe të parët tanë, vende te tilla takimi kanë qenë tek xhamia, tek Guri ne Ixuar, në Majë të Varrit, mbi Korkutaj (sidomos gjatë viteve të luftës), etjera. Edhe fteriotët që kanë qenë me punë ose me familje në Tiranë, në Vlorë e në Sarandë kanë pasur vendet e tyre të takimit. Kjo traditë e bukur vazhdon.


Një kafe me Muzaferin
faqe 4, 5 nga Botuesi


Shkaku kryesor i kësaj bisedë u bë vizita që bëri Muzaferi në Moskë ku ishte ftuar nga Akademia e Shkencave të Rusisë në kuadrin e 100 Vjetorit të Pavarësisë dhe mbajti një referat shkencor. Për neve si fteriot është krenari e ligjshme që një bir i Fterrës ftohet dhe mban referat në një nga Akademitë me prestigjioze të botës.
Por biseda e lirshme u shtri edhe me gjerë në veprimtarinë e Akademik Prof. Dr. Muzafer Korkuti dhe kontributin e tij në 100-vjetorin e Pavarësisë.



KRONIKË NGA FTERRA
-SIVJET ULLINJTË KISHIN PRODHIM SHUMË TË MBARË, POR FTERRA KA EDHE PROBLEME E VËSHTIRËSI.
faqe 6, 7 nga Feksor Shkurti


Lajmi kryesor dhe i mirë për sivjet është se në Fterrë, si kudo gjat këtij viti, kishte prodhim shumë të mbarë të ullinjve, por edhe të portokalleve e mandarinave, si rrallë ndonjë vit tjetër. Edhe me blegtorinë përgjithësisht ishin të kanaqur, blegërimat e qingjave të rinj dhe kecërve, të ngjallnin nostalgji e të kujtonin fëmijërinë tonë.


PORTRETI I NJË FTERIOTI TË THJESHTË ME VLERA E MIRËSI:
KY ËSHTË MERQES ZENELI.

faqe 8, 9 Nga Botuesi sipas materialeve te ardhur nga disa fteriote e Sarandes

Merqez Zeneli është njëri nga fteriotët e nderuar plot vlera e mirësi të cilin jo vetëm fteriotët e Sarandës, por të gjithë ata që e njohin dhe që kanë punuar e bashkëjetuar me të, kanë një vlerësim maksimal, e nderojnë dhe e respektojnë për të gjitha vlerat dhe cilësitë e tij njerëzore. Si vlera e tipare kryesore ai ka urtësinë, thjeshtësinë, qetësinë, ndershmërinë dhe dashamirësinë shpirtërore, vlera e cilësi të cilat e kanë karakterizuar gjatë gjithë jetës së tij. Për ti bërë një përshkrim më të plotë portretit të tij, është e nevojshme të ndalemi në disa momente të rëndësishme të aktivitetit të tij jetësor e njerëzor.


Enigma e toponimit të emrit: “Fterrë”
faqe 10 nga Sulejman Mato


Toponimia e trevës rreth fshatit Fterrë, por dhe emri “Fterrë” kanë tërhequr vëmendjen e gjuhëtarëve Eqrem Çabej, Ali Dhrimo, etj. Dhe kjo pasi është vërejtur që rrënjët e disa fjalëve kanë origjina të hershme, tepër interesante, nga ku mund të kuptosh që këto treva, në periudha të hershme kanë banuar nga popullsi autoktone dhe ardhëse. Janë vërejtur fillimisht disa toponime të vendeve të izraelit, si Galile, Gomarëz, Kanë, Harapa (e Çorre) etj. Po kështu dhe disa mbiemra fisesh në Fterrë që kanë lidhje.

Mendime për programin për Fterrën
faqe 11 nga Hulusi Hizmo


Materiali programor per veprim që botuat në numrin e fundit te gazetës "Fterra Jonë" ishte një thirrje "dale-zotëse", drejtuar bijve dhe bijave të Fterrës, për Nënën, vendlindjen tonë të lashtë, Fterrën, me emër të mirë në të gjitha kohët. Aty përfshihen shumë halle të mëdha, që ka sot edhe fshati ynë, plotësimi i të cilave nuk është i lehtë, sidomos ato që kanë të bëjnë me fonde e mjete teknike. Për këtë besoj të tërë jemi të ndërgjegjshëm, por kjo mendoj se nuk duhet të na dekurajojë. Duke marrë me shumë mendime nga bashkfshatarët kudo, patjetër ky program do të pasurohet e konkretizohet më tepër njëkohësisht do të gjenden rrugë e mundësi për të bërë më të mirën e mundëshme.

Rastësi -
Dy fjalë për Skender Dushën

faqe 11, 12 nga I. Verli


Pra një shqiptar, hoqi mënjanë, disa mijëra lekë, doli në rrugët e Tiranës e zgjodhi librat e më sipërme, ju dukë shumë e rëndësishme ti fuste në një zarf të madh dhjetëra faqe me poezi që ai mendonte se ishin cilësi e lartë, poezitë dhe ato atij ju dukën si elemente shumë të respektuar të jetës dhe këtë mendoi që tja dërgonte me avion nga Tirana në Toronto një të njohuri të tij që t'i lexonte.


U NDA NGA JETA EDHE NJË NËNË E DASHUR FTERIOTE -
RABO BEZHANI 

faqe 12, 13 nga Feksor Shkurti

Kjo nënë ka qenë e do të mbahet mend, si një Nëne e Madhe fteriote, jo vetëm nga mosha e saj, por edhe nga shpirti, dashuria dhe nga fjala e saj e ëmbël. Kujtimi i saj do të ruhet gjatë në kujtesën e fteriotëve dhe atyre që e kanë njohur dhe kanë dëgjuar dhe ndjerë dorën dhe fjalën e saj të ëmbël të urtë e të mençur. Djemve, mbesave dhe nipërve të saj, ajo ju ka lënë një pasuri shumë të madhe, Emrin e saj të Mirë, kujtimet e bukura, vlerat e saj të larta njerëzore me të cilat duhet të krenohen. Kjo është vlera dhe pasuria më e madhe në jetën e çdo njeriu.


U NDAVA PARA KOHE DHE KREJT PAPRITUR
ME KUSHURIRIN DHE VËLLAIN TIM, VIKTORIN –

faqe 14 nga Mira Beshi (Brinja)

Pse moj jetë e poshtër, moj jetë gënjeshtare
Pse kaq rëndë na vrave e na gropose fare,
Na plagose zemrat e na dogje shpirtin
Vdekjet para kohe, ma pakësuan fisin.



IKIN VITET MALLI SHTOHET –
(Elegji për babin tim të dashur Kapo Gjoni)

faqe 14 nga Marsela DHULI (GJONI)


Katër shkurt ’82 katër shkurt 2012
Vitet si kaluan u tretën kaq shpejt ?
Plot tridhjet vjetë, që për ty po qajmë,
U rritëm jetimë, u rritëm pa babanë…



Ah moj... dashuria e PARË ... –
faqe 15 poezi nga Skerdi Dhuli


Mbi këtë fletën e bardhë
Do ti hedh nja 2-3 vargje
PER TY... dashurinë e parë
Që më vure në merak.


MIRSEVJEN YLLI I GJYSHIT –
faqe 15 poezi nga Ibrahim Malo
(Dedikuar Alinës së dashur).


Çahen retë e ndriçon qielli,
Me vjen Alina nga qielli,
Zbret andej nga engjëjt vijnë,
Të shikojë Shqipërinë.



RUBRIKA, - JA SI SHKRUAJNË MIQTË E FTERRËS DHE FTERIOTËVE

Vladimir Pashaj dhe Gëzim Panariti sh
Kruajne ne Librin e Pershtypjeve ne Fterre per Fterren dhe fteriotët













Respekt për disa nga ata që mungojnë në “Parlament”
Create A Website For Free With WebStarts.com